Nëna e Ronaldos kundër martesës së Cristianos me Georginën, ja arsyeja




Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, nuk dëshiron ta shohë djalin e saj të martohet me partneren aktuale Georgina Rodriguez pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për një bashkim me të.

Ylli portugez besohet të jetë shumë i lumtur me Georginën, me të cilën ai ndan një jetë familjare në Manchester, ku ata jetojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në të vërtetë, është raportuar se modelja është duke pritur për një propozim, por familja e su.lmuesit të Manchester United janë pengesa kryesore për një martesë të mundshme.

Raportet e mediave pohojnë se një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi motivimi i Georgina për ta bërë këtë është të përfitojë nga paratë e djalit të saj.

Kjo pavarësisht se Dona Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georgina dhe se ajo vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos.

Koha do të tregojë nëse sulmuesi i United dëgjon nënën e tij./Blic/

Be the first to comment on "Nëna e Ronaldos kundër martesës së Cristianos me Georginën, ja arsyeja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*