Nga aktor kryesor në film te oferta për telenovelën turke




Ka qenë një ndër konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni të “Për’puthen”!

Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili bëri për vete publikun, ai ishte një nga konkurrentët që u pëlqye më shumë në “Për’puthen”, i cili herë pas here merrte vëmendjen e të gjithëve dhe vlen të thuhet se vazhdon të komentohet shumë edhe tani pas programit.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” Fatjoni rrëfeu disa detaje nga jeta e tij private dhe nuk la pas planet për karrierën e tij në televizion.

Ai u shpreh se para se të hynte në programin e dashurisë kishte nisur një film, i cili tashmë ka përfunduar por jo vetëm kaq, pasi ai shtoi se ka marrë ftesë për të qenë edhe te një telenovelë turke.

“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor, kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turk por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën, kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë deri diku është e ndarë si punë”, tha Kuqari ku u shpreh se nuk është duke lënë Shqipërinë për të jetuar në Turqi, pasi thjesht është një periudhë.

“Nuk po lë Shqipërinë mbaron me periudha dhe më pëlqen shumë pjesa e aktrimit, e shikoj shumë veten, filmin në Shqipëri e kam bërë para se të hyja në Për’puthen”, shprehet Fationi.

Be the first to comment on "Nga aktor kryesor në film te oferta për telenovelën turke"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*