Një rast i rrallë në Kosovë: Zyrtarja e shtetit kërkon që t’i ulet rroga, nga 3800 në 2800




Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit. Kërkesa për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik /Pamje mePosht

Me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja është shtyrë aprovimi i kërkesës së auditores, Spanca deri në javën e ardhshme kur të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur ZKA.

Be the first to comment on "Një rast i rrallë në Kosovë: Zyrtarja e shtetit kërkon që t’i ulet rroga, nga 3800 në 2800"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*