“Nuk e gëzoi mbesën”, pak orë më parë u bë gjyshe, 60-vjeçarja ndërron jetë nga zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Psichiko Greqi ditën e sotme.

Një 60-vjeçare ka ndërruar jetë nga asfiksia, si pasojë e zjarrit që ra në apartamentin fqinj, një kat më poshtë në pallatin ku e moshuara jetonte.

Por ironia e fatit është se viktima ishte bërë gjyshe pak orë më parë, sipas dëshmive të fqinjëve, raporton protothema.gr.

“Kishte dy vajza. Ishte e divorcuar nga i shoqi. Ajo sot pati një gëzim të madh më familje. Ajo më tha e u bë gjyshe sot, pasi e bija lindi një vajzë”, tha fqinji. Fqinji tha se viktima ndërroi jetë nga tymrat e zjarrit, por shprehet se nuk ka informacion nëse e bija është njoftuar për vdekjen e së ëmës.

Be the first to comment on "“Nuk e gëzoi mbesën”, pak orë më parë u bë gjyshe, 60-vjeçarja ndërron jetë nga zjarri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*