Pa asnjë rrobë në trup/ Ky është qyteti i parë në Gjermani ku burrat dhe gratë mund të lahen në pishina n*do

Göttingen do të bëhet qyteti i parë në Gjermani që do t’i lejojë burrat dhe gratë të lahen në pishinat publike, të brendshme dhe të jashtme, pa asgje ne trup.

Këshilli i qytetit njoftoi të enjten se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 maji deri në fund të gushtit. Lëvizja është vlerësuar si një hap drejt barazisë gjinore, ku të gjitha gjinitë do të mund të përdorin objektet rekreative të qytetit.

Këshilli i qytetit të Göttingen-it lejon notin topless vetëm në fundjavë për shkak të mësimeve të notit në shkollë gjatë ditëve të javës.Gjermania ka një lëvizje popullore nudiste të njohur si ‘FKK’ (Frei-Koerper-Kultur) ose kulturë e trupit të lirë dhe shumica e saunave janë të përziera dhe kërkojnë që klientët të zhvishen për arsye higjienike.

Ky vendim ka shkaktuar jo pak debate në Gjermani, pasi ka nga ata që e mbështesin por ka dhe shumë të tjerë që e kundërshtojnë, duke mos e quajtur etike.Ndërkohë në Europë ke disa zona në disa shtete që kanë marrë prej kohësh këtë vendim për plazhet n*udo. Disa herë është përfolur dhe për në Shqipëri kjo nismë, por ka mbetur thjesht si ide.

Be the first to comment on "Pa asnjë rrobë në trup/ Ky është qyteti i parë në Gjermani ku burrat dhe gratë mund të lahen në pishina n*do"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*