Pamje/ Shikojeni si Policia e Kosovës hoqi pankartat serbe për asociacionin në Novobërdë




Pjesëtarët e Policisë së Kosovës hoqën pankartat me mbishkrimet “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” në komunën e Novobërdës, gjë që u vërejt edhe nga kamerat, transmeton Kosovo online, përcjell “Bota sot”.

Pankartat u vendosën gjatë natës nga protestuesit serbë për shkak të vendosjes së reciprocitetit rreth targave dhe mosrespektimit të Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina.

Policia hoqi tabelat me mbishkrimet e njëjta edhe në Graçanicë dhe Ranilug dje.

Madej, në Graçanicë, tre serbë që vendosën tabela u arrestuan, dhe policia u tha atyre se kushdo që vendos pllaka me atë përmbajtje do të arrestohet “sepse është një provokim”.

Be the first to comment on "Pamje/ Shikojeni si Policia e Kosovës hoqi pankartat serbe për asociacionin në Novobërdë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*