Për herë të parë dy artistë shqiptarë garojnë për të marrë çmimin e MTV EMA në Zvicër

Muzika nuk ka kufij dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Në tregun e muzikës ndërkombëtare po shtohen secilën herë e më shumë artistë nga Kosova e Shqipëria.

Një sukses të radhës ndërkombëtar e kanë shënuar edhe reperja Loredana dhe këngëtari, Gjon Muharremaj, të cilët janë nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze “MTV Europe Music Awards 2021”.

Loredana dhe Gjoni janë nominuar në të njëjtën kategori, të dy artistët garojnë së bashku për cmimin “Performuesit më të mirë zviceranë”.


Foto: MTV EMA

Lajmin e kanë bërë të ditur si Loredana, ashtu edhe Gjoni në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

“A keni votuar tashmë? Më dërgoni fotografinë”, ka shkruar Loredana në një InstaStory pasi kuptoi që ishte e nominuar.

Ndërkohë, edhe Gjoni në anën tjetër ishte i lumtur kur kuptoi për nominimin në garën e madhe muzikore.

“O Zot, faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Shkoni dhe votoni për mua”, ishin fjalët e Gjonit.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë që Loredana nominohet në “MTV Europe Music Awards”.

Theksojmë që “MTV EMA 2021” këtë vit do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena të Hungarisë. /Telegrafi/

Be the first to comment on "Për herë të parë dy artistë shqiptarë garojnë për të marrë çmimin e MTV EMA në Zvicër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*