Policëve të Speciales iu vjen një porosi: Tërhiquni para orës 4 të shtunën, mos u vononi. Kujdes!




Politologu i mirënjohur, Avdi Smajlaj, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook pas publikimit të marrëveshjes për targat në Bruksel.

Ai ka ironizuar me pikën e marrëveshjes që flet për tërheqjen e trupave të Njësisë Speciale të Kosovës nga pjesa veriore e Kosovës.

“Kujdes, mos të vonohet pas orës 16:00 ndonjë pjesëtar i forcave speciale, gjatë tërheqjes nga Kosova për në Kosovë,” – shkruan z. Smajlaj, përcjell Periskopi.

Më tej, ai ka ironizuar me gjithë situatën e eskaluar në Veri për efekte elektorale, duke pyetur: “A nuk ka pasë mundësi përmes dialogut të vazhdohej marrëveshja e targave para se atë skadojë, e mos me ardhë deri te kjo gjendje?”

Po ashtu, z. Smajlaj ka ironizuar me ekipin e ekspertëve të dialogut ku bëjnë pjesë Veton Surroi, Blerim Shala, Bernard Nikaj etj.

Statusi i plotë:

Kujdes mos te vonohet pas orës 16:00 ndonjë pjesëtar i forcave speciale, gjatë tërheqjes nga Kosova për në Kosovë! 🤦

A nuk ka pas mundësi përmes dialogut të vazhdohet marrëveshja e targave para se ajo të skadoj, e mos me ardh deri te kjo gjendje?

Apo, nuk e kanë pa këtë super-ekspertat e ekipit të dialogut që i paguan Norvegjia?

Be the first to comment on "Policëve të Speciales iu vjen një porosi: Tërhiquni para orës 4 të shtunën, mos u vononi. Kujdes!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*