Policia shkon në banesën e deputetes Adriana Matoshit, i del punë me fqinjën: “Çikës tem 9 vjeç i ka thanë ka me ta pre…”




Deputetja kosovare, Adriana Matoshi ka pasur problem me një fqinje të saj.

Përmes një postimi, Matoshi ka treguar se fqinja e saj frikësohet nga qeni i saj i racës “maltezer”.

Si shkak i kësaj, fqinja e ka su.lmuar me “papuqe” qenin e deputetes dhe i ka thënë vajzës 9 vjeçari të aktores: “Ka me ta pre qenin”.

Por, fqinja ka vazhduar më tutje duke u ankuar në Polici, të cilët më pas ishin shkuar tek banesa e aktores.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Adriana Matoshit:

Pershendetje miq,

Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane!

Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje!

Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.

Kojshikja jone e dashtun e ka sul.mu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.

Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…

Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!

Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ?

Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve./Indeksonline/

Be the first to comment on "Policia shkon në banesën e deputetes Adriana Matoshit, i del punë me fqinjën: “Çikës tem 9 vjeç i ka thanë ka me ta pre…”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*