Prek me historinë Fifi: I dashuri i parë më la se i thoshte mamaja o mua o atë, unë isha fshatare dhe këngëtare




14 Banorët e Big Brother VIP vetëm sa kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, derisa nuk kanë hezituar të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

Në ditën e dytë po diskutohej rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, me këët rast këngëtarja Fifi tregoi një rrëfim të tillë nga jeta e saj. Artistja, ka treguar se i dashuri i saj parë e kishte lënë kjo pasi kjo e fundit nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar ajo hapur.

Ndryshe, Fifi ka qenë gjithnjë me rezerva sa i përket jetës private. Kujtojmë se vitin e kaluar u përfol se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.

Be the first to comment on "Prek me historinë Fifi: I dashuri i parë më la se i thoshte mamaja o mua o atë, unë isha fshatare dhe këngëtare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*