Presidentja Osmani: Kushdo që është kundër aksionit të policisë, është në anën e krimit të organizuar




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për aksionin e sotëm të policisë kundër kontrabandës për të cilin ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme.

Osmani poashtu ka thënë se krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar, raporton Gazeta Express.

“Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e kampromis.Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorrën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës.Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është duke në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, ka shkruar presidentja Osmani.

Be the first to comment on "Presidentja Osmani: Kushdo që është kundër aksionit të policisë, është në anën e krimit të organizuar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*