Problemet me reduktimet e rrymës, gastronomët në hall të madh

Reduktimet e energjisë elektrike po vazhdojnë në vendin tonë.

Gastronomët me vështirësi kanë përballuar reduktimet e energjisë elektrike të zbatuara nga 15 gushti, Megjithatë KEDS sot njoftoi se nga 1 shtatori do të ketë stabilitet në furnizim.

Gastronomët mezi përballuan problemet që ua shkaktoi pandemia Covid-19 vitin e kaluar, por sivjet kanë një problem tjetër.

Ata nuk po mund të punojnë me kapacitete të plota për shkak të reduktimeve me energjinë elektrike.
Arian Vranica, thotë se shumica e lokaleve janë zënë të papërgatitura sa i përket ndaljes së rrymës. Ai thotë se me ndaljen e energjisë elektrike, përveç dëmtimit të mallit në lokale, mund të ketë edhe dëmtime të pajisjeve.

Megjithatë, për ta dhe qytetarët sot erdhi një lajm i mirë nga KEDS, për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike nga 1 shtatori.

Sipas zëdhënësit të KEDS, Viktor Buzhala, sa i përket vonesave të rrymës që po ndodhin nganjëherë, ai thotë se shkak është volumi i madh i shkyçjeve të daljeve.

“Nga volumi i madh i shkyçjeve të daljeve, është e pamundshme që ato të kryhen për të njëjtën kohë”, ka deklaruar ai për T7.

Buzhala apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.

Be the first to comment on "Problemet me reduktimet e rrymës, gastronomët në hall të madh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*