Roberti padashje zbulon si qëndron lidhja e vëllaut, Patrisit me Tunën




Tuna dhe Patrisi janë gjithmonë në fokus të medias dhe publikut lidhur me raportin e tyre.

Megjithëse ata vet kanë qëndruar të mbyllur dhe nuk kanë folur kurr sa i përket jetës private, ndarja e tyre u mësua shpejt.

Djali i dytë Zen erdhi në jetë pasi çifti ishin ndarë tashmë dhe Tuna po jetonte në Shkup e Patrisi në Prishtinë.

Se janë bashkuar na dhanë sinjal përmes rrjeteve sociale kur i pamë se kaluan bashkë pushimet në Turqi por çdo gjë mbeti aty dhe siç e kanë zakon nuk zbuluan më asgjë nëse janë bashkuar vërtetë!

Gjersa nuk dihej se çfarë po ndodh momentalisht me çiftin e njohur, Roberti pa dashje na zbuloi diçka shumë të rëndësishme.

Në emisionin e tij “Robi plaket kur don vet” gjersa po bisedonte me mysafiren e tij Duda Balje ai zbuloi se dy nga instrumentistët e bendit të tij jetojnë në Shkup duke përmendur edhe emrin e Patrisit.

Prit pak, Patrisi në Shkup?

Ky po që ishte lajm. Muzikanti i njohur duket se është shpërngulur afër gruas dhe djemve të tij dhe gjërat qenkan më mirë se që kishim menduar.

Be the first to comment on "Roberti padashje zbulon si qëndron lidhja e vëllaut, Patrisit me Tunën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*