Ronaldo: Djaloshi që do të bëhej mbret

Nëse do të keni ndonjëherë fatin të shkoni në Madeira të Portugalisë, do të mahniteni menjëherë. Magjespja është e pashmangshme, sepse pista e aeroportit Funçal buzë OqeanitAtlantik, renditet rregullisht si një nga më të rrezikshmet në botë.

Pilotëve u duhet një trajnim shtesë për t’u ulur atje, pasi trajektorja merr një kthesë të fortëpak përpara zbritjes përfundimtare, ndërsa forma e ishullit krijon rrym të forta ajrore që mund të shkaktojnë rrotullime të paparashikueshme të avionëve në momentet më të papërshtatshme.

Një fushë futbolli kërkon pak më pak hapësirë ​​sesa një pistë avionësh, por të krijon ndjesinëse çdo gjë që përfshin edhe pak tokë të sheshtë në një ishull vullkanik, ka një kosto të lartë. Gjetja e hapësirës për të luajtur futboll nuk është gjithmonë e lehtë.

Kristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985 në Sao Pedro dhe u rrit në Santo Antonio, një lagje e thjeshtë pak më shumë se 2 kilometra larg Funçal, 5 minuta me makinë larg bregut të detit, por në 330 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Turistët shkonin shpesh atje për një pamje panoramike të qytetit. Tani ata shkojnë atje për të parë kalldrëmin ku ecte dikur Ronaldo këmbëzbathur. Nëna e tij Maria Dolores, kuzhinierenë profesion, dhe babai Hoze Dinis, kopshtar, kishin tashmë 3 fëmijë kur ajo mbeti shtatzënë. Në një libër të disa viteve më parë, Dolores zbuloi se ajo i kishte kërkuar mjekut që taabortonte, dhe pasi ishte refuzuar u përpoq ta zgjidhte ndryshe problemin duke nisur të pijë, por fëmija mbijetoi.

“Zoti nuk donte që të ndodhte, u bekova me këtë djalë, dhe Zoti nuk më ndëshkoi”– deklaroi ajo në një dokumentar vite më vonë. Kur lindi Ronaldo, i quajtur sipas presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan, futbolli do të ishte gjithnjë pjesë e jetës së tij.

Babai i tij punonte me kohë të pjesshme si ndihmës i Andorinha, ekipit lokal të futbollit, dhe bëri si kumbarin e të birit një nga lojtarët e ekipit, Fernao Barros Souza. Edhe pse ai dhe Dinis gati e humbën ceremoninë e pagëzimit të të birit, pasi atë ditë kishin ndeshje në anën tjetër të ishullit.

Prifti pranoi të vazhdonte me ceremoninë, dhe kur u rrit Ronaldo filloi të shkonte me babanë e tij për të parë kumbarin e tij duke luajtur. Dinis kujdesej ndër të tjera edhe për topat. NdajRonado kishte gjithmonë një top në këmbët e tij, dhe përpiqej të kopjonte lëvizjet e Fernaosdhe shokëve të tij të skuadrës.

Në shtëpi, ishte shumë e qartë se përse prindërit e Ronaldos kishin planifikuar të kishin vetëm tre fëmijë. Të katër fëmijët flinin që të gjithë një dhomë, ndërsa prindërit e tyre flinin në dhomën tjetër. Për ta nuk kishte dhurata apo lodra për Krishtlindje.

Kur më në fund nisi të luante për ekipin e të rinjve të klubit në moshën 8-vjeçare, ai ishte tashmë lojtari më i mirë në fushë, por ishte një fëmijë me shumë sedër. Ai qante kur humbninndeshjen, kur kishte ndonjë zënkë, apo kur nuk ia pasonin topin.

Shokët e tij të skuadrës i vunë nofkën “djali qaraman”. Në shkollë, një mësues e tallte vazhdimisht. Në kundërpërgjigje Ronaldi e goditi me karrige, gjest për të cilin u përjashtuanga shkolla. Ai vazhdoi t’i përkushtohej futbollit. Shumë shpejt fitoi një pseudonim tjetër në Andorinha.

Për shkak të shpejtësisë dhe shkathtësisë së tij, nisën ta quanin “Abelhinha” (bleta e vogël). ‘Bleta e vogël’ filloi të rritet, dhe fluturoi poshtë kodrës për të luajtur për Nacional, klubi më i madh i Madeiras, ku aftësitë e tij bënë për vete të gjithë sportdashësit.

Edhe pse Ronaldo ishte aq i aftë sa mund të ishte një 15-vjeçar, mjekët vunë re se rrahjet e zemrës në qetësi i kishte shumë të larta. “Para se të mësonim me saktësi se çfarë kishte, unë isha e shqetësuar, pasi ekzistonte mundësia që ai të hiqte dorë nga futbolli”– kujton nëna e tij.

Megjithatë, mjeket ishin në gjendje të gjenin një procedurë kirurgjikale që do të rregullonte problemin, duke djegur një zonë të indeve të zemrës që po i shkaktonte një ritëm të parregullt. Shërimi i tij ishte thuajse i menjëhershëm. Ai nuk qëndroi asnjë natë në spital, dhe u rikthye në stërvitje që në fund të asaj jave.

Problemi ishte reduktuar nga përfundimi i mundshëm i karrierës, në jo më keq sesa një ftohje e vogël. Ishte një psherëtimë lehtësimi për gjithë familjen e tij, jo vetëm sepse kishte mbijetuar, por edhe sepse nuk kishte ndërprerë një karrierë futbollistike që sapo kishte filluar të jepte frytet e veta.

Tre vite më herët, koordinatori i të rinjve të Sporting, Lisbonës, Aurelio Pereira ishte vënë nëdijeni për talentin e veçantë të Ronaldos. Dhe kur Nacional u përpoq të paguante një borxh prej 25.000 eurosh përmes ofrimit të disa lojtarëve, ai ishte një prej tyre. “Unë e pashë atë në2 raste dhe u sugjerova drejtuesve të klubit transferimin e tij”– kujton Pereira.

“Të gjithë fëmijët e tjerë më të mëdhenj se Kristiano e ndjenin që ai ishte atje me ta, se ishte ndryshe nga ata, i jashtëzakonshëm”- shton Pereira. Duke lënë pas Madeiran, Ronaldofilloi rrugëtimin e tij në botën e futbollit. Askush, madje as Pereira, nuk mund ta parashikonte se sa larg do të shkonte.

Be the first to comment on "Ronaldo: Djaloshi që do të bëhej mbret"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*