Rrëqeth babai i 23-vjeçares që humbi jètën, flet me lot në sy: E putha për herë të fundit dhe e mbulova me dhe




Babai i 23-vjeçares, që v diq trag jik isht në Spitalin e Vlorës, u përlot, teksa fliste për të bijën në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24. Babai i të resë së ndjerë rrëfeu ndarjen me bashkëshorten, të cilën e kishte përballë në studio, si dhe fejesën e të bijës.

Rrëfimi i babait të të ndjerës:

Nuk kam qenë në dijeni që personi që u fut për vajzën time mori 1 mijë euro. Po ta di këtë, personi do të ketë plu mbin. Vajza nuk ma ka thënë kur rë, nuk do ta lija çupën të shitej. Ajo u fejua me mblesëri, më tha se do ta marrë, edhe pse i thashë që të priste. Më tha që e donte. Pyeta nja dy veta dhe më thanë që ai është djalë i mirë, nuk ka vese, është punëtor. Për mua kumarxhi nuk ishte, punëtor ishte, dy vitet e para kaluan për së mbari. Më merrte në telefon çupa, më thoshte që kalonin me hare dhe për bukuri. Bashkëshortja e di që ne kemi humbur dhe një çupë tjetër, të porsalindur, dhe nuk e lija unë këtë, çupë të vetme.

Kur e more vesh që vajza dhunohej nga burri?
Sapo erdha nga puna, po haja bukë. Sapo u ula të qetësohesha, më merr në telefon nëna ime dhe më thotë që vajzën e kemi sëmurë. Vajza kishte shkuar në spital. Fola me vëllain e vogël, na duheshin lekë. Mora vëllanë e madh dhe i tregova problemin, tha direkt që do na ndihmonte. Më mori sërish vëllai i vogël dhe i thashë që do i dërgojë lekët me autobus vëllai i madh. Pastaj, më merr vëllai i vogël dhe më jep lajmin. Kisha një br engë se çfarë do bëhej, atë fëmijë s’e pashë që 15 vjeçe, kisha pesë vite pa e parë. E putha për herë të fundit dhe e va rro sa.

Si të mos e mbaj mend telefonatën e fundit me të. Më mori në telefon, më pyeti se çfarë po bëja. E pyeta çfarë kishte, më tha që ‘thjesht të mora’. E pyeta nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, jo më tha. Pastaj më fiku telefonin, sepse më tha që kishte pak punë e do më merrte sërish. I rashë dy-tre herë, por nuk ma hapi. Kjo ishte telefonata e fundit me të 10 ditë para se të vd iste.

Be the first to comment on "Rrëqeth babai i 23-vjeçares që humbi jètën, flet me lot në sy: E putha për herë të fundit dhe e mbulova me dhe"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*