S’deklarohet kurrë për politikë e del pak në media, ky është burri i Angela Merkel




E tërhequr dhe jo gjithmonë e parashikueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin.

E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer.

Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla.

Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer.

Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit.

Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë.

Sauer ka dy djem nga martesa e parë.

Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer.

Be the first to comment on "S’deklarohet kurrë për politikë e del pak në media, ky është burri i Angela Merkel"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*