“Serbia tekoka shtet i madh, e Kosova tekoka për gjynah!”




Azem Vllasi:

“Marrëdhëniet bilaterale mes shteteve ose multilaterale, paraqesin parim univerzal;reciprocitet do të thotë në shqip, si po të konsideroj unë ty, qashtu me më konsideru edhe ti mua!
Dhe, dhe si parim mbete si i tillë, Kosova nuk guxon si shtet ta poshtroj veten e me thënë, me dikë e respektojmë, e aplikojmë reciprocitetin, e me dikë nuk po e bëjmë këtë!

Kjo punë, pra reciprociteti dikur u hoq nga rendi i ditës vetëm me i hap rrugë dialogut, e jo për të hy në marrëveshjen finale që Kosova me Serbinë nuk ka reciprocitet, sepse Serbia tekoka shtet ma i madh, e Kosova tekoka për gjynah!

Kështuqë, reciprociteti duhet të sqarohet!Nëse insitojnë ndërkombëtarët sikurse insitonin dikur, pikërisht siç insitonte Grenelli në emër të amerikanëve që tani mos e bëni këtë punë, atëherë nuk ka problem mund me lënë paksa anësh, por jo pafundësisht!

Do të thotë, si parim, në asnjë mënyrë nuk duhet me heq dorë nga reciprociteti!

Kurse, nëse dikush po na thotë se hiqne si parim reciprocitetin se jeni shtet i vogël, e Serbia shtet i madh, ashtu nuk bën dhe nuk mundet me ndodhë!

Kujtoj se një gjë të tillë nuk e kërkon kërkush.

Sikur puna e taksës ndaj Serbisë, e cila punë e kishte efektin e vetë vetëm për disa muaj!”.

Liza B gazetare

Be the first to comment on "“Serbia tekoka shtet i madh, e Kosova tekoka për gjynah!”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*