Sherr në një familje, nusja zihet me vjehrrën, merr urdhër mbrojtje vjehrri

Sherr në një familje në Elbasan, nusja zihet me vjehrrën, merr urdhër mbrojtje vjehrri

Nusja dhe vjehrra janë zënë me njëra tjetrën në në fshatin Dardhë të Elbasanit. Policia njofton se nusja 28-vjeçarje ka ushtruar dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit i cili ka marrë urdhër mbrojtje.

“E. K., 28 vjeçe dhe F. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Dardhë, Librazhd (nuse dhe vjehrrë), për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëra-tjetrës. 28-vjeçarja ka ushtrua dhunë psikologjike edhe ndaj vjehrrit të saj, shtetasit R. K., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Gjithashtu është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes edhe për shtetasen E. K“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Be the first to comment on "Sherr në një familje, nusja zihet me vjehrrën, merr urdhër mbrojtje vjehrri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*