Shoferja e kamionit që fiton miliona para në vit e tregon: I kam vënë kapakun dhe nuk fle me askënd

Blayze Williams është cilësuar si kamionistja më e bukur në Australi.

Ajo fton 63 mijë dollarë në vit që kur është bërë pjesë e faqes për të rritur, “OnlyFans”.

29-vjeçarja nga Adelaide ka marrë tashmë vëmendjen e të gjithëve me fotot e saj, teksa është e ulur pas timonit të disa prej kamionëve më të mëdhenj në botë.

Ndoshta keni dëgjuar për të.

Që prej vitit 2020, 29-vjeçarja duket se është revoltuar nga komentet negative që i kanë bërë për trupin, e për këtë arsye ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet.

“Para se të filloja OnlyFans, ndihesha sikur më admironin shumë më tepër, por tani po marr shumë komente të këqija nga njerëzit që supozojnë se jam femër e ulët.

Unë shes fotografi dhe video për njerëzit që janë të interesuar t’i shohin”, tha Blayze Williams.

“I kam vënë kapakun dhe nuk fle me askënd”, flet shoferja e kamionit që fiton 63 mijë $ në vitKjo e fundit ka shtuar: “Nuk jam duke fjetur me askënd, por edhe nëse e bëj, pse duhet të ketë rëndësi? Unë jam një shofere kamioni e shkëlqyer dhe jam e mirë në punën time, prandaj e kam bërë atë për një dekadë.

Por kam marrë komente të tilla negative, shumicën e kohës nga femra të tjera, të cilat më thonë se nuk duhet të jem shofere kamioni dhe se nuk mund të jesh edhe e bukur, dhe të ngasësh kamionë”.

Blayze Williams është shprehur më pas se është pjesë e aplikacionit për të rritur, për të marrë të ardhura dhe shprehu keqardhjen që pjesa më e madhe e komenteve negative i merr nga vajzat.

“Marrja e të ardhurave të OnlyFans do të thotë që unë jam në gjendje t’i shijoj ato dhe më jep më shumë liri për të marrë frymë.

Unë marr shumë komente të këqija për shkak të pamjes sime. Sinqerisht, shumica e tyre vjen nga gratë, gjë që është shumë zhgënjyese.

Gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën”, tha Blayze Williams.“Unë ngisja kamionë 10-13 orë në ditë, por më pas dëmtova këmbën dhe duhej të pushoja për 1 vit e gjysmë.

Kam komplikime të vazhdueshme në këmbë.

Më duhej të ndaloja së punuari dhe po arrija në pikën financiare ku nuk e dija se çfarë do të ndodhte.

Më pas po flisja me shoqen time, e cila më sugjeroi ta bëja”, ka thënë Blayze Williams.

Be the first to comment on "Shoferja e kamionit që fiton miliona para në vit e tregon: I kam vënë kapakun dhe nuk fle me askënd"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*