Shokuese: Trajneri kinez ndëshkon nxënësit – i detyron të pastrojnë fytyrën me ujë të tualetit

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar opinionin publik në Kinë, ku shihen disa fëmijë duke i detyruar të pastrojnë fytyrën nga guaska e tualetit.

Videoja e shkurtër është filmuar në një qendër sportive, ku shihet një vajzë dhe një djalë duke pastruar fytyrën me ujin e guaskës së tualetit, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi pasi që ata kishin dështuar të pastrojnë tualetin ashtu siç ishte kërkuar. E pas reagimit të prindërve, trajneri i nxënësve është suspenduar.

Ngjarja ka ndodhur në juglindje të Kinës – në provincën Liaoning.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar nga një prind, dhe për pak minuta janë bërë virale.

VIDEO

Be the first to comment on "Shokuese: Trajneri kinez ndëshkon nxënësit – i detyron të pastrojnë fytyrën me ujë të tualetit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*