Shtatori po afrohet, ende nuk dihet a do të nis mësimi

Pak ditë kanë mbetur deri te fillimi i muajit shtator.

Renovimet në shkollën fillore “Emin Duraku” po vazhdojnë. Krejt kjo për t’i përmirësuar kushtet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollorë.

Edhe arsimtarët kanë filluar të paraqiten dhe pjesëmarrjen në mbledhje ende pa filluar procesi mësimorë.

Por ata nuk e dinë nëse mësimi do të fillojë, shkak i paralajmërimeve për grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës.

Me grevën, nuk po pajtohet mësuesja, Elena Stublla e cila njëherësh është edhe sindikaliste e SBASHK-ut. Ajo madje ka bërë të ditur se edhe nëse greva mbahet, për klasën e saj mësimi do të filloj me 1 Shtator.

Më të dëmtuarit nga gjithë kjo situatë janë nxënësit të cilët duan që shatori t’i gjejë në shkollë. Loris Begu nga grupi “Respect Our Rights” e konsideron të padrejtë vendimin për grevë.

Kundër grevës së SBASHK-ut janë edhe Këshilli i Prindërve.

Nexhmi Hoxha njëri ndër ta ka thënë se greva nuk është zgjidhja e duhur. Ministria e Arsimit në një përgjigje për T7 ka bërë të ditur janë duke punuar intensivisht në mënyrë që mësimi të filloj në mënyrë të rregullt.

Sindikata e Arsimit, po insiston që qeveria e Kosovës të ndaj nga 100 për secilin mësimdhënës, në të kundërtën do të mbajnë grevë në të gjitha shkollat.

Be the first to comment on "Shtatori po afrohet, ende nuk dihet a do të nis mësimi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*