S’keni vaksinë, s’ka as kafe: Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi




Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ka bërë të ditur që janë duke punuar në masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.

Ai ka thënë se janë duke shqyrtuar opsionin që të fillojë mësimi në shkolla me prezencë fizike.

„Qysh nga e premtja e kaluar sidomos me MASHT për hapat që do t’i ndërmarrim, rekomandimet kanë qenë që shkollat të ndërpritet por jemi të diskutuar që të merren masa që nuk kishin me dëmtu procesin arsimor. Në anën tjetër përveç pjesës shëndetësore është nga më të goditurit gjatë pandemisë. Jemi duke bërë thirrje që të vaksinohen jo vetëm mësimdhënësit por edhe prindërit e tyre që të mos ketë më mundësi që të mbyllen shkollat“, ka thënë ai.

Tutje, Vitia ka paralajmëruar masa të reja edhe në sektorin e gastronomisë.

“Sa i përket gastronomisë, është evidente që tash në kohën e ftoftë dëmtimet janë më të mëdha dhe me miratimin edhe të tyre, që me masat që jemi duke punuar, që të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë në këto lokale, vetëm me certifikatë të vaksinimit ose me test serologjik dhe me test PCR dhe tani një masë e tillë nuk është penguese as për sektorin e gastronomisë.”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Ai po ashtu theksoi se po punojnë që fillojë vaksinimi edhe për moshat më të reja.

Be the first to comment on "S’keni vaksinë, s’ka as kafe: Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*