Snajperisti gjermani që luftoi në Koshare me uniformë të UÇK’së (VIDEO)




Megjithëse shtetas i një vendi të huaj, Mike Spath nuk e ka parë si një pengesë për të marrë pjesë në luftën e popullit kosovar për liri, duke u rreshtuar në UÇK.

15 vjet më parë në një luftë me motive të pastra lirie e cila po zhvillohej në Kosovë pati ardhur të luftoi edhe gjermani Mike Spath. Për të thuhet se ishte krahu i djathtë i Agim Ramadanit e profesioni i tij ishte snajperist.

Si snajperist ai ishte rreshtuar krahë Agim Ramadanit në betejën e Koshares. Gjermani që kohë pas kohe qëndron në Kosovë, 15 vjet pas luftës thotë se e pa të padrejtë dh unën që po ushtrohej ndaj shqiptarëve prandaj ai u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtaraku i trajnuar në SHBA edhe më të qartë e pati arsyen pse zgjodhi të luftonte përkrah liderit të njohur si Katana.

“Komandant më të mirë se Agim Ramadanin nuk ka pasur 100 vjetët e fundit. Në nëntë k onfliktet ku kam marrë pjesë, struktura e skuadrës së Agim Ramadanit përkundër që ishte i papërvojë ose me përvojë të shkurtër ishin më të mirët”, ka rrëfyer Spath.

Autoritetet serbe e kanë përmendur në disa raste, për faktin se si një snajperist i huaj u kishte shkaktuar d ëme të mëdha në betejën e Koshares. Vetëm në Kosovë ai u p lagos rëndë tre herë.

Pavarësisht se familjen e ka në Gjermani dhe SHBA vullnetari tashmë e ka statusin e banorit të Kosovës dhe këtu i ka fqinj familjarët e Agim Ramadanit.

Be the first to comment on "Snajperisti gjermani që luftoi në Koshare me uniformë të UÇK’së (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*