Telat e rrymës në banjë ia marrin jetën shtatëvjeçarit (VIDEO)

Shtatëvjeçari Avdi Morina nga Gjakova mbeti pa shenja jete mbrëmjen e së dielës.

Kontakti i telave të rrymës me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.

Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.

Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avdiut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar ngjarjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin.

Be the first to comment on "Telat e rrymës në banjë ia marrin jetën shtatëvjeçarit (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*