Tha se ish-gruaja i kishte marrë shtëpinë, Endri Prifti: Edhe të gjitha të zezat t’i ketë është nëna e djalit tim

Pak javë më parë, Endri Prifti bëri një de noncim për grabit jen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Këngëtari tha se me ish bashkëshorten, me të cilën ishte ndarë pak vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.Kjo deklaratë solli vëmendjen e ish gruas së tij, me të cilin ka dhe një djalë, e cila theksoi se prona ka qenë në emër të saj përpara martesës.Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij.

Ndërkohë, lidhur me këtë, këngëtari a folur së fundmi gjatë një interviste televizive.“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz.Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri, duke mos dashur të komentojë më gjatë këtë situatë që u bë mediatike.

Be the first to comment on "Tha se ish-gruaja i kishte marrë shtëpinë, Endri Prifti: Edhe të gjitha të zezat t’i ketë është nëna e djalit tim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*