”Thuaje me zë”/ Pasi i bëri të gjithë merak me postimin e saj, rikthehet Luana

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është shkëputur nga ekrani për pothuajse më shumë se një vit.

Megjithëse gjatë tërë kohës ka qenë duke punuar në heshtje, ajo nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë projekti do të sjellë.

Ajo së fundmi kishte fshirë të gjitha postimet në Instagram duke lënë më shumë hapësirë për atë që do të sjellë ditëve në vijim.“Thuaje me zë atë që ndjen dhe mendon”, Luana Vjollca do bëjë për vete gjithë shqiptarët me super projektin e riBiondja ka hapur një faqe zyrtare ‘thuaje.luanavjollca’ përmes së cilës njofton pak a shumë për atë që do të vijë.

“Pas një viti…”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërit prej postimeve të shpërndarë në Instagram.Ndërkaq, në një postim tjetër publikoi një video shumë emocionuese ku shihet rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite.

Kohë më parë, ajo kishte folur lidhur me këtë projekt teksa shtoi: “Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje”, tha ajo.Në bazë të disa pamjeve që janë publikuar në rrjete sociale dyshohet se po sjell projekt ndërgjegjësues për femrat. Sidoqoftë, pritet në vazhdim të shihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Be the first to comment on "”Thuaje me zë”/ Pasi i bëri të gjithë merak me postimin e saj, rikthehet Luana"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*