Tjetër gazetar ngujohet në lift pas ndaljes së papritur të rrymës, KEDS-i nuk hap telefonin

Për fat të keq, rryma vazhdon të ndalet në mënyrë të papritur dhe jashtë orës fikse. Një gjë të tillë, në lëkurën e tij e përjetoi sot zv. Kryeredaktori i gazetës Nacionale, Mirlind Behluli.

Rryma ishte ndalur disa minuta pas orës 16:00, duke e bindur z. Behluli se mund ta përdorte liftin për të zbritur poshtë nga kati i katërt.

Por, duket se Behluli nuk ka lexuar një artikull të shkruar nga Nacionale gjatë ditës së djeshme, 22 gusht, e në të cilin flitej pikërisht për ndaljet e rrymës në orë jo-fikse.

Ai do të mbeste në lift për më shumë se 30 minuta, derisa KEDS-i nuk lajmërohej. Shpëtimi atij do t’i vinte vetëm nga një punëtor që megjithatë do të përballej me vështirësi të ndryshme.

Për fat të mirë, zv. Kryeredaktori nuk vuante nga klaustrofobia.

“Ka më shumë se 30 minuta që kam mbetë në lift…” – nis fjalimin e tij brenda liftit z. Behluli, që nuk duket se përjeton shqetësim të ndjeshëm emocional.

Edhe gazetari i transmetuesit publik, Bashkim Vishaj, kishte mbetur i ngujuar në lift për t’u shpëtuar më pas vetëm nga fqinjtë e tij.

Be the first to comment on "Tjetër gazetar ngujohet në lift pas ndaljes së papritur të rrymës, KEDS-i nuk hap telefonin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*