Tragjedi familjare, pas babait dhe gjyshit, ndërron jetë 19-vjeçarja

Ka ndërruar jetë 19-vjeçarja që u aksidentua bashkë me të atin më 4 maj në Patra të Greqisë.

Babai i së resë ndërroi jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti i rëndë.

Sipas raportimeve lokale aksidenti fatal ndodhi kur makina e drejtuar nga i ati i 19-vjeçares për rrethana të paqarta është përmbysur dhe përplasur te barrierat mbrojtëse të rrugës.

19-vjeçarja Ioana u transportua e intubuar dhe u shtrua në spital në gjendje kritike për jetën.

Përfundimisht ajo nuk ia doli dhe vdiq.

Por ironia tragjike është se e reja ka ndërruar jetë sot, kjo ditë përkon me ditën e varrimit të gjyshit të 19-vjeçares.

Be the first to comment on "Tragjedi familjare, pas babait dhe gjyshit, ndërron jetë 19-vjeçarja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*