”Tregoni kujdes sepse nuk është ajo”/ Alban Skënderaj habit me postimin që bën për Miriamin

Këngëtarja Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Lajmin e ka bërë me dije partneri i saj, Alban Skënderaj, i cili ka dhënë edhe lajmin për ndjekësit e tij, duke u kërkuar edhe ndjesë.

Sipas tij, të gjitha përmbajtjet në faqen e saj po i postojnë hacker-at, megjithatë Albani bën me dije se po punojnë që të rimarrin sa më shpejt që të jetë e mundur rrjetin e tyre social.

“Te dashur miq, dua t’ju bejme me dije qe faqja zyrtare e Facebook-ut te Miriamit prej disa ditesh tashme eshte marr nga disa “hackers” ne menyre te paligjshme. Ju kerkojme ndjese per postimet e shpeshta dhe pa asnje lidhje me Miriamin.

Jemi duke punuar qe shume shpejt faqja ti rikthehet Miriamit. Faleminderit per durimin dhe mirekuptimin,”-shkruan ai.

Be the first to comment on "”Tregoni kujdes sepse nuk është ajo”/ Alban Skënderaj habit me postimin që bën për Miriamin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*