U shua i ri në moshë, Landi kujton Dr. Florin/ Tregon fjalët e tij të fundit: Edhe mbylli në një dhomë gjithë lekët që kam




Humbja e Dr. Florit rreth shtatë vite më parë ishte padyshim një ngjarje e cila i tr onditi të gjithë. Një humbje e madhe për familjarët, për artin dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët gjithmonë përpiqen të mbajnë gjallë kujtimin e tij.

Së fundmi ka qenë Landi, i cili ka publikuar në Instagramin e tij një status emocionues të Dr. Florit, që e ka shkruar rreth një muaj para se të ndërronte jetë. Një mesazh që u drejtohet të gjithë atyre që humbasin kohën duke rendur pas lekut, duke harruar gjërat me vlerë që kanë në jetë, siç janë fëmijët.

“Sklla vërohet vet njeriu me vullnet e me dëshirë, rend mbas lekut si marrë, merr e merr e fryhet mirë. Kur kujton se i ka të gjitha mu në kok i bien damllaja, ç’ka i mblodhi si makut do t’i prish se i vjen mandata

Dhe kujtohet 50 vjeç të fitoj kohën e humbur, e gjen veten si qyqar sepse ditët i jan zhd ukur. Dhe fëmijët që i ka sot mundohet që t’i njohë edhe cop i bëhet shpirti se tani nuk ka me kohe.

Dhe ata e shofin babin si një lop që duhet mjelur, se kush humbi dashuri dashuri s’ka për të gjetur. Edhe ikën ky gjetiu shkon e zen nja dy dashnore, mundohet kot të bëj qefliun se ka koh ka dal jasht mode

Edhe mbyllet në një dhome me gjith lekët që ka ber, Thot:- i fal un që të gjitha, koha të kthehet dhe një herë. Fillon qan me lot dënese sepse mbrapa s’kthehet dot, shok i mbeti er e lekve dhe një tjetër nat e ftohtë”, ka shkruar Dr. Flori më 5 tetor 2014.

Be the first to comment on "U shua i ri në moshë, Landi kujton Dr. Florin/ Tregon fjalët e tij të fundit: Edhe mbylli në një dhomë gjithë lekët që kam"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*