Varrezat fusin në sherr dy fshatra, ndiqni historinë në “Piranjat”

Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, ka sjellë një histori krejt të pazakontë, ose e thënë ndryshe histori tipike shqiptare.

Këtë herë “Piranja” Ledjona Xheladinaj në reportazhin e saj ka sjellë një sherr të madh mes dy fshatrave, dhe shkak i kësaj tymnaje të madhe janë bërë varrezat.

Ledjona ka udhëtuar drejt fshatrave Ferras dhe Fitore, që ju përkasin Fierit dhe Vlorës.

Dy fshatra, por vetëm një varrezë. Dhe i gjithë sherri ka ardhur pasi një nga banorët ka vendosur të varrosë të afërmin e tij në mes të rrugës. /T.H/Abcnews.al/

Për të parë se kush ka të drejtë ju ftojmë të ndiqni videon:

Be the first to comment on "Varrezat fusin në sherr dy fshatra, ndiqni historinë në “Piranjat”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*