Vëllai e motra mi morën paratë, shqiptari: Jam 39 vjeç nuk gjej dot nuse kush më merr mua, do i hedh vetes benzinë…




Të ftuar në rubrikën “Shihemi në G jyq” kanë qenë dy vëllezër, Gëzimi dhe Kujtimi. Gëzimi ka treguar se para se babai të humbiste jetën nga Covidi, ka folur me vajzën e tij, ku ajo e ka këshilluar që të kthejë Lekët në Euro dhe t’i fusë në bankë.

Pasi i kthen në Euro, motra Lumturie shkon tek shtëpia e të atit me valixhe, ia merr Eurot dhe i fut në bankë në emrin e saj. Gëzimi i ka kërkuar ndihmë vëllait të madh Kujtimit që të zgjidhin këtë problem, por ai nuk e ka ndihmuar.

Gëzimi: Të kam sjellë këtu që të më ndihmosh mua jo të ulesh përkrahë motrës, kur motra ta futi ty dhe nuk të dha asnjë kokërr Leku.

Eni Çobani: Kur ka ndërruar jetë babai?

Gëzimi: (Ngre tonin e zërit) Kam Lekët e fun eralit për të marrë, moj motër, nuk bëhet shaka me Lekët e fun eralit, të më marrë Lekët e shtëpisë, të ma heqin të drejtën e martesës, të më heqin çdo të drejtë. Më fal për tonin zonja Eni nuk kam gjë me ty, as me zotin Ardit, por me motrën dhe vëllain. Më thotë nëna a ke gjet nuse, me çfarë ta bëj dasmën unë, të shkoj të gr abis atje, të shes shtëpinë, të marr kredi, të përfundoj në bu rg?

Jam 39 vjeç zonja Eni, kur do ta gjej unë një gocë, kur të shkoj 79 vjeç? Do digjem vetë me b enzinë, nuk ia toleroj dot vetes sime se më janë marrë të gjitha Lekët. BE ka dhënë 18 mijë Euro për viktimat e Covidit, familjarëve, ky ka marrë certifikatën e diagnozës së Covidit, më ngatërrohet edhe me dokumentat e shtëpisë.

Kujtimi: Për këtë që thotë për Lekët e Covidit, nuk ka asnjë provë.

Be the first to comment on "Vëllai e motra mi morën paratë, shqiptari: Jam 39 vjeç nuk gjej dot nuse kush më merr mua, do i hedh vetes benzinë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*