Vuçiq tallet me Perëndimin: Shtatë çnjohje për Kosovën i kam në fiok, i tregoj kur të duhet

Në kulmin e krizës së raporteve kur perëndimi është aktivizuar me gjithë kapacitetet për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media ka pretenduar se i ka në fiok “shtatë çnjohje të pavarësisë së Kosovës”, shkruan Danas.

Ai ka thënë se janë një numër i vendeve që kanë deklaruar se tashmë janë të gatshme për ta tërhequr njohjen për Kosovën, dhe se numri i tyre, sipas Vucic, ka shkuar nga katër në shtatë.

“Ato dokumente janë në fiokun tim, askund tjetër. Ato janë shtatë. Do t’i zbulojmë kur të është e nevojshme. Është punë e vështirë dhe luftë e vështirë”, ka thënë presidenti i Serbisë. /Express/

Be the first to comment on "Vuçiq tallet me Perëndimin: Shtatë çnjohje për Kosovën i kam në fiok, i tregoj kur të duhet"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*