Xhensila shfaqet superseksi teksa pozon me këmbët përpjetë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj prej ditësh ka zbuluar se po punon për projekte të reja muzikore, një këngë të re, artistja nga Shqipëria e ka paralajmëruar edhe sot përmes një fotosesioni të mahnitshëm.

Xhensila postoi imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me ngjyrë ari.

Xhaketë me shkëlqim të kombinuar me një këmishë të bardhë, ndërsa sipër saj një bluzë po ashtu ari, këpucë me taka të larta dhe aksesorë ari.

Fotografitë u realizuan në një prapaskenë që kombinohej me ngjyrat e veshjes, ndërsa në mbishkrim la të kuptohej se ato ishin shkëputur nga xhirimet e klipit, “Disponimi ‘lujta’, kënga e artë është rrugës”, ka shkruar Xhensila sipër fotove.

Be the first to comment on "Xhensila shfaqet superseksi teksa pozon me këmbët përpjetë!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*